Forcat izraelite dhe militantët palestinezë po vazhdojnë përleshjet mes tyre në Rripin e Gazës.

Tashmë shumë video janë publikuar në rrjetet sociale të përballjeve mes të dyja palëve.


Hamasi ka publikuar pamjet që supozohet se tregojnë luftëtarët e saj duke u përleshur me trupat izraelite në Gaza.

https://twitter.com/PalastineEye/status/1719814553033404655

Grupi militantë pretendon se videoja është filmuar në lindje të rajonit t rajonit të Zeitoun.

Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë vendndodhjen dhe datën e pamjeve.

Ndryshe, Izraeli ka vazhduar edhe sot me bombardime ajrore para nisjes së një sulmi total të këmbësorisë. /Telegrafi/