LAJMI I FUNDIT:

Halsey shfaq barkun e rumbullakosur teksa pozon për kopertinën e Allure

Halsey shfaq barkun e rumbullakosur teksa pozon për kopertinën e Allure

Këngëtarja 26-vjeçare, e cila po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Alev Aydin, pozoi për një kopertinë të fundit si shtatzënë.

Halsey shfaqet në numrin e Allure për gusht 2021, duke mbuluar barkun e saj me një fustan me zinxhir të Salvatore Ferragamo dhe sytjena surrealist prej argjendi nga Burc Ayol në formë duarsh.


Brenda revistës, ylli i pop-it pozon nudo me ngjyrë të kaltër që mbulon trupin e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Allure Magazine (@allure)


“Alev dhe unë kemi qenë me të vërtetë miq të mirë për katër vjet”, tha Halsey për babain e foshnjës së saj, një skenarist. “Dhe kur yjet u rreshtuan, marrëdhënia jonë u bë romantike dhe ishte mjaft e qartë se unë dhe ai ishim të dy, ‘Oh, zoti im! Ju jeni personi me të cilin supozohem të krijoj familje'”.

Këngëtarja, e cila ka qenë e hapur në lidhje me luftën e saj me endometriozën dhe humbjen e saj shkatërruese të shtatzënisë në vitin 2015, e ka mbajtur shtatzëninë e saj aktuale mjaft private.

View this post on Instagram

A post shared by Allure Magazine (@allure)


“Kur filloi kjo shtatzëni, unë i thoja vetes, ‘Do të bëjë joga dhe do të ha fara liri. Do të përdorë vajra thelbësorë dhe do të meditoj”, – tregoi Halsey për Allure.

“Unë nuk kam bërë asnjë nga ato gjëra. Zero. Asnjë. Unë ha biskota dhe kam ngrënë një gjevrek çdo ditë për pesë muajt e parë të shtatzënisë”. /Telegrafi/