Halkbank do të mbështesë sipërmarrjen sociale me një paketë bankare të zhvilluar nga studentët
![Halkbank do të mbështesë sipërmarrjen sociale me një paketë bankare të zhvilluar nga studentët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/image00004-e1732711391337-780x439.jpg)
Një punëtori dyditore për studentët e Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi” (UKM) u mbajt në qendrën edukative të Halkbank SHA Shkup. Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik pranë UKM, YACO (Youth Actively Create Opportunities) dhe USAID, ku morën pjesë rreth 70 studentë. Studentët punuan me përkushtim për të krijuar një paketë bankare që mbështet ndërmarrjet sociale.
Pjesëmarrësit u ndanë në dhjetë ekipe dhe në fund u përzgjodhën dy zgjidhje fituese, të cilat në mënyrën më të përshtatshme dhe inovative do t’i ndihmojnë ndërmarrjeve sociale të arrijnë efektin e planifikuar social, duke përmirësuar njëkohësisht qëndrueshmërinë e tyre ekonomike.
Ndërmarrjet sociale janë kompani që nuk kanë për qëllim vetëm përfitimin financiar, por edhe krijimin e një ndikimi pozitiv social, mjedisor ose kulturor. Ato fokusohen kryesisht në zgjidhjen e problemeve shoqërore, siç janë punësimi i grupeve të cenueshme, përmirësimi i kushteve të jetesës, qëndrueshmëria mjedisore ose promovimi i përfshirjes në komunitet. Këto ndërmarrje përballen me sfida specifike, si vështirësi në qasjen ndaj burimeve tradicionale të financimit dhe nevoja komplekse financiare, që ndikojnë në aftësinë e tyre për të rritur dhe ruajtur qëndrueshmërinë.
“Ndërmarrjet sociale janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse kanë potencial të madh për të zgjidhur një problem të caktuar shoqëror, për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse. Por, për të arritur këtë, atyre u duhet mbështetje specifike financiare. Ne, në Halkbank, jemi veçanërisht të përkushtuar për t’i ndihmuar këto ndërmarrje të realizojnë qëllimet e tyre”.
“Mbështetja për ndërmarrjet sociale për ne nuk është vetëm sigurimi i një pakete financiare, por edhe përgjegjësi për të kontribuar në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë. Jemi të lumtur që në këtë sfidë përfshimë edhe studentët, të cilët investuan me bujari punën dhe idetë e tyre, duke ofruar zgjidhje inovative dhe kreative për produktin bankar që mbështet ndërmarrjet sociale,” tha Maja Naumovska Saveska, drejtoreshë e komunikimeve korporative dhe të marketingut në Halkbank SHA Shkup.
Punëtoria kishte një efekt të dyfishtë, pasi u ofroi studentëve mundësinë për të marrë pjesë drejtpërdrejt dhe për të mësuar rreth procesit të krijimit të një produkti bankar. Ata fituan njohuri mbi sipërmarrjen sociale, eksploruan tregun, diskutuan, shkëmbyen ide dhe zhvilluan paketa bankare. Zgjidhjet përfundimtare u prezantuan përpara një jurie të përbërë nga përfaqësues të Fakultetit Ekonomik, YACO, Halkbank dhe ndërmarrjeve sociale, të cilët vlerësuan zgjidhjet e propozuara dhe zgjodhën fituesit.
Përmes platformës së saj për të rinjtë, Halk EZ, Halkbank punon me përkushtim për edukimin financiar të të rinjve. Me këtë punëtori, ajo u dha studentëve mundësinë të përjetojnë procesin e krijimit të një produkti të ri bankar.
Punëtoria për zhvillimin e produkteve bankare për ndërmarrjet sociale është vetëm një nga shumë iniciativat e Halkbank për të mbështetur sipërmarrjen dhe inovacionin, si dhe për të promovuar përgjegjësinë shoqërore në Maqedoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dhuna-familje-380x233.jpg)
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/te-shtena-me-arme-vlore-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht