LAJMI I FUNDIT:

Halk Bank me linjë të re për ekokredi prej 600 milion denarë

Halk Bank me linjë të re për ekokredi prej 600 milion denarë

Përvoja e parë me sukses e Halk Bank si një ekobankë ishte një arsye kryesore që kjo bankë, nga mjetet e veta të jep 600 milionë denarë për të financuar projekte me ekokomponentë.

Linja e re kreditore është e kahëzuar për të mbështetur projekte që ndihmojnë në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e ambientit jetësor dhe uljen emisioneve të dioksidit të karbonit.

Si një bankë e përgjegjshme për ambientin jetësor, Halk Bank e ka shumë të rëndësishme që institucionalisht të veprohet në mbrojtjen e ambientit jetësor.

Një linjë e njejtë e kredive u zbatua në vitin 2011 dhe në gjashtë vitet e kaluara Halk Bank ka financuar më shumë se 6 mijë projekte me vlerë totale prej 36.6 milionë euro.

Projektet në fjalë më shumë janë për investimin e qytetarëve në efikasitetin energjetik dhe komponente të objekteve rezidenciale, por nuk mungojnë edhe projekte ekologjike në pjesën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Në bashkëpunim me institucionet financiare- së bashku me partnerët kanë ndjekur efektet nga projektot e realizuara për të matur energjinë e kursyer dhe uljen e emisioneve të dioksidit të karbonit.

Halk Bank është e lumtur me rezultatet e financimit të ekoprojekteve në 8 vitet e kaluara.

Në vitin 2018, së bashku me 6 mijë klientët tanë me ekokredi, kemi pasur sukses në uljen e emisioneve të dioksidit të karbonit për 37 mijë ton për një vit dhe kemi kursyer 130 mijë Më/h

Gjithashtu, është për tu vlerësuar ndikimi i bankës për të rritur vetëdijësimin e qytetarëve dhe kompanive në pjesën e ekologjisë dhe mbrojtjen e ambientit.

Me projektet e realizuara me sukses ne kemi treguar se investimi në projekte për energji efikase, mund të bëhet efekt i dyfishtë, të kursehet rryma dhe të ndikohet në terren për të ulur ndotjen.

Duke pasur parasysh përvojën pozitive dhe efektet e matura, Banka vazhdon të mbështes projektet e personave fizik dhe juridik- investitorëve, dhe njëkohësisht ju bën thirrje kompanive që kanë prodhime dhe veprimtari që kanë mundësi për energji të ripërtritshme, të kontaktojnë Halk Bank që t’i mbështesim projektet e tyre, me forma financimi të ndryshme.

Detaje për këtë mundësi nga Halk Bank mund të gjeni këtu

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori