LAJMI I FUNDIT:

Haliti: 28 raste aktive me coronavirus në Viti

Haliti: 28 raste aktive me coronavirus në Viti

Në Komunën e Vitisë sonte janë paraqitur dy raste të reja me coronavirus.

Kryetari Sokol Haliti ka thënë për RTV Dukagjinin se pos këtyre dy rasteve të reja në Viti sot një person ka rezultuar i shëruar.


“Numri i rasteve aktive në Viti ka shkuar në 28”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haliti thotë se rastet janë kontakt nga familjarët e infektuar dhe konsiderohen si raste të pritura.

Kryetari i Vitisë ka lutur qytetarët për kujdes në mënyrë që situata të mbetet në kontroll./Telegrafi/