Halil Thaçi kandidat i LVV-së për kryetar të Obiliqit

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Halil Thaçit për kryetar të Obiliqit.
Kështu ka njoftuar LVV përmes një njoftimi publik, transmeton Telegrafi.
"Sot, në prani të kryesisë së qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot, me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, sekretarit organizativ Rama, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba, me unanimitet të plotë, konfirmuan mbështetjen dhe njëherazi vendosën për nominimin e deputetit aktual Halil Thaçi si kandidat për kryetar të komunës së Obiliqit", thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se "Qytetarët e Obiliqit kanë votuar me mendje e me zemër për ndryshimin krejt dhe drejt e për vazhdimin e mirëqeverisjes cep më cep". /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































