LAJMI I FUNDIT:

Halil Kastrati u dhuron 10 familjeve çelësat e shtëpive të reja në Lipjan

Halil Kastrati u dhuron 10 familjeve çelësat e shtëpive të reja në Lipjan

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin kanë dhuruar çelësat e 10 shtëpive për familjet në Komunën e Lipjanit. Ndërsa kryetari i Liojanit, Imri Ahmeti, tha se edhe komuna familjeve në nevojë u ka ndarë mjete. 

10 shtëpi për 10 familje në Komunën e Lipanit, u ndanë nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin.


Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, falenderoi shoqatën për humanizmin e treguar ndaj këtyre familjeve. Ahmeti shtoi se Komuna poashtu ka ndarë mjete për familjet në nevojë, njofton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

“Kjo ndihmë për Lipjanin është jashtëzakonisht me rëndësi. Bashkë me këto 10 familje numri i familjeve të strehuara shkon në 53 sosh që janë bërë me kulm mbi kokë. Nuk është pak që bashkë me Halilin kemi zgjidhur problemin e 53 familjeve. Ne kemi participuar si Komunë me nga 5 mije euro për çdo shtëpi të ndërtuar”, deklaroi Imri Ahmeti.

Shpërndarja e qelësave për familjet në nevojë ishtë moment më i lumtur për ta. E ai që po i kthen lumturinë shumë familjeve, Halil Kastrati, ishte i emocionuar për gëzimin që ai dhe ekipi i tij, po u dhurojnë njerëzve në nevojë.

 “Falënderoj Zotin që na ka bërë shkaktarë që shumë lot pikëllimi e hidhërimi të kthehen në lot gëzimi”, u shpreh Halil Kastrati në ceremoninë e organizuar për këtë ngjarje.

Mirënjohje iu dhurua edhe Halil Kastratit nga Komuna e Lipjanit, si si shënjë falenderimi për kontributin e dhënë në këtë komunë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori