Reperi i njohur Halid është rikthyer me një projekt të ri muzikor, të titulluar “Paranoja” – një këngë që eksploron emocionet e ndërlikuara të dashurisë dhe dyshimeve që shpesh e shoqërojnë atë.

Kënga është shkruar nga vetë artisti, duke i dhënë një prekje personale dhe autentike tekstit, ndërsa muzika dhe producimi janë realizuar nga Vizion Records, një emër i dëshmuar në skenën muzikore për krijime moderne dhe cilësore.


Projekti është shoqëruar edhe me një videoklip të realizuar nga Valone, që vjen me një estetikë vizuale tërheqëse dhe narrative që pasqyron temën e këngës – paranojat që lindin brenda një marrëdhënieje dashurie, momentet kur pasiguria dhe xhelozia nisin të prishin lidhjen mes dy njerëzve.

Me tekst të thellë emocional dhe prodhim të kuruar, “Paranoja” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Halid, duke treguar maturinë e tij artistike dhe aftësinë për të trajtuar temat e ndjeshme me ndjeshmëri dhe stil. /Telegrafi/