LAJMI I FUNDIT:

Hakoi sistemet dhe transmetoi ndeshjet e MLB, NFL, NHL dhe NBA – të riun nga Minesota e pret dënimi me burgim

Hakoi sistemet dhe transmetoi ndeshjet e MLB, NFL, NHL dhe NBA – të riun nga Minesota e pret dënimi me burgim

Autoritetet lokale në Minesota të SHBA-ve, kanë ngritur padi kundër personit që ka dashur t’i bëjë dëm MLB-së (Major League Baseball) për 150 mijë dollarë.

Joshua Straight, 30-vjeç ekspert në fushën e IT-së nga Minesota, kishte hakuar sistemin e ligës më të madhe në botë të bejsbollit – duke transmetuar ilegalisht të gjitha ndeshjet, transmeton Telegrafi.


Nuk është vetëm MLB që po akuzon Joshuan, por edhe NHL, NBA dhe NFL, katër ligat më të mëdha sportive në Shtetet e Bashkuara.

Nga viti 2017 e deri më tani kishte transmetuar ilegalisht bejsboll, hokej, ndeshje basketbolli dhe futbolli – ku gjatë kësaj periudhe u ka shkaktuar dëme materiale këtyre ligave në vlerë prej 3 milionë dollarë.

Lojërat e tyre nga ueb-faqja i barte në ueb-faqen e tij – ku kishte pasur parapagues, e për këtë të gjithë po e akuzojnë. Fillimisht MLB-ja kishte filluar – e më pas atyre iu bashkuan edhe të tjerët.

Ai jo vetëm që transmetoi ilegalisht, por edhe ka shantazhuar MLB-në duke i kërcënuar se do të publikojë të dhëna në publik – e për të mos e bërë këtë u kërkonte 150 mijë dollarë.

Tani është futur në telashe dhe po kërcënohet të dënohet me burgim. /Telegrafi/