LAJMI I FUNDIT:

I hakmerren Fisnik Ismailit, i ndryshojnë pamjen “NEWBORN”-it në Prishtinë (Foto/Video)

I hakmerren Fisnik Ismailit, i ndryshojnë pamjen “NEWBORN”-it në Prishtinë (Foto/Video)

Disa punëtorë të angazhuar nga një kompani kanë filluar t’i ndryshojnë pamjen obeliskut të “NEWBORN”-it në Prishtinë.

Ky veprim, përveçse ka befasuar të gjithë, thuhet se është duke u bërë pa ndonjë leje të institucioneve komunale e shtetërore. Për më tepër, ky veprim thuhet se po bëhet si “hakmarrje” ndaj ideatorit të obeliskut, Fisnik Ismaili.

Siç edhe mund të shihni në pamjet më poshtë, ata janë duke përdorur ngjyrën e kuqe dhe të zezë për të ngjyrosur shtatë shkronjat e mëdha nga të cilat përbëhet obelisku.


Sipas informatave që disponon Telegrafi, kompania e cila ka marrë një veprim të tillë pretendon se i ishte bërë e padrejtë në kohën kur ideja e Fisnik Ismailit ishte zgjedhur fituese për të realizuar projektin – simbol të pavarësisë së Kosovës.

Udhëheqësit e kësaj kompanie marketingu pretendojnë se projekti i tyre madje fillimisht ishte shpallur fitues, por pas intervenimit të “dostave” të Ismailit, fitues ishte zgjedhur ideja e këtij të fundit.

“Nga informatat që kishim thuhej se ne kishim fituar. Gjithçka kishte ndryshuar ditën e fundit”, ka thënë përfaqësuesi i kësaj kompanie.

“Do t’ia ndryshojmë pamjen NEWBORN-it, do ta bëjmë kuq e zi”, ka shtuar më tej ai.

Sikurse edhe gjatë viteve të kaluara, edhe më 17 shkurt të këtij viti, obelisku ka ndryshuar pamje. Së fundmi atij i janë “hequr” dy shkronja, N dhe W që sipas ideatorit të kësaj vepre, simbolizon rrëzimin e mureve.

Ndërkaq në vitin 2013, obelisku ka qenë i ngjyrosur me 98 flamujt e vendeve që e kishin njohur – deri atë vit – pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu me rastin e 6-vjetorit të pavarësisë ai është “veshur” me ngjyrat e ushtrisë në shenjë falënderimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, NATO-n, por edhe shënimin e 15 vjetorit jubilar të çlirimit.

Reagon Fisi: Lermani rehat “NEWBORN”-in (Foto)
Lexo po ashtu Reagon Fisi: Lermani rehat “NEWBORN”-in (Foto)

Ndërkohë Telegrafi ka tentuar që të kontaktojë me Ismailin përmes telefonit, por kjo ka qenë e pamundur.

Gjithashtu edhe një kontakt me institucionet komunale dhe shtetërore ka qenë i pamundur.

Për informata të mëtutjeshme, Telegrafi do t’ju rinjoftojë më 1 Prill të vitit të ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori