Të burgosurit janë filmuar duke pjekur mishin e trupit të disa të burgosurve të cilët gjatë një trazire 10 ditore brenda burgut u vranë.

Një video shokuese e publikuar në internet, shfaq momentin kur disa të burgosur kanibalë pjekun pjesët e trupit të njeriut mbi një skarë, duke festuar me gjymtyrët e tyre të pjekura, madje duke mos u brengosur që fytyrat e tyre po shiheshin në video, transmeton Telegrafi.


1 394

Videoja është filmuar në burgun Alcacuz në pjesën verilindore të Brazilit, ku pas një trazire të përgjakshme brenda burgut mes bandave rivale, mbetën të vrarë 26 të burgosur.

2 206

Vetëm 22 viktima janë identifikuar deri më tani, derisa ekspertët e forenzikës janë duke u munduar ta konstatojnë se kujt i përkasin dy kokat e prera, krahët dhe këmbët. /Telegrafi/