Kanë mbetur më pak edhe 48 orë deri në fillim të Kampionatit Botëror 'Katar 2022', por Kombëtaret tanimë kanë filluar të luajnë disa ndeshje miqësore.

Përfaqësuesja e Marokut ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj asaj të Gjeorgjisë në Sharjah Stadium ku kanë triumfuar me rezultat të pastër 3-0.


Me këtë fitore përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui ka parë futbollistët e tij që janë në formë shumë të lartë.

Sigurisht se për golin më të bukur të mbrëmjes u përkujdes anësori i Chelseat, Hakim Ziyech.

29-vjeçari ka shënuar një gol spektkaolar nga më shumë se 50 metra, ku pa portierin mysafirë se kishte lëshuar portën dhe nga një distancë e largët realizoi për 2-0.

Përveç Ziyech, për Marokkun shënuan edhe Yusuf En Nesyri dhe Sofiane Boufal.

Maroku ndodhet në Grupin F së bashku me Belgjikën, Kroacinë dhe Kanadanë. /Telegrafi/

telegrafi sport app