LAJMI I FUNDIT:

Haki Abazi, mërgatës: Këtu nuk është “kopsht me lule”, por është vendi që mund të bëhet dhe të vazhdojë historia jonë

Haki Abazi, mërgatës: Këtu nuk është “kopsht me lule”, por është vendi që mund të bëhet dhe të vazhdojë historia jonë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve të cilët tashmë kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë, ndërsa u ka bërë thirrje që të mos hezitojnë të kthehen me idetë, kulturën e punës, ekspertizën dhe rrjetet e krijuara gjatë qëndrimit në mërgatë.

Në një shkrim të gjatë në Facebook, Abazi ka thënë se në Kosovë nuk është “kopsht me lule”, por “këtu është vendi që mund të bëhet dhe të vazhdoje historia jonë, nëse e respektojmë amanetin e të parëve dhe atyre që dhanë gjithçka që kjo tokë të flet në gjuhën e ëmbël shqipe përgjithmonë”.


“Çdo pushim dhe çdo ardhje në Kosovë ka rëndësinë që është e vështirë të vlerësohet mjaftueshëm. Por, po ju siguroj që ju jeni pjesa me rëndësishme dhe më vitale e kombit dhe shtetit tonë dhe që jeni në prioritet të bisedave, diskutimeve dhe në gatishmëri për të ndihmuar dhe përkrahur sa herë që keni nevojë”, ka shkruar ai.

“Ju keni marrë rrugët e botës të përndjekur nga regjimi i Serbisë apo pas luftës për një jetë me prosperitet për ju dhe familjet tuaja. Rrjedhimisht ju jeni bërë shtylla e qëndrueshmërisë dhe rezistencës paqësore dhe luftës për liri dhe çlirim nga pushtuesi, dhe përkrahës dhe ndërtues direkt të shtetit dhe ekonomisë por edhe ndryshimit të madh në evolucionin e vazhdueshëm politik dhe avancimit të demokracisë në vend, pas luftës”.

“Duke qenë të pavarur nga politika dhe skemat e varësisë, ju keni qenë të pavarur dhe nga trysnitë e pushteteve dhe rrjedhimisht jeni shndërruar në promotorët e ndryshimit edhe në Kosovë. Andaj me krah-hapur e me zemër plotë ju dëshiroj pushime dhe qëndrim të këndshëm në tokën dhe shtetin tuaj!”.

Tutje, ka thënë se na fazën ku gjendet Kosova aktualisht, diaspora duhet që me kujdes të analizojë mundësitë për investime dhe nisma biznesore apo bashkim të kapitalit për të qenë hisedarë dhe investitorë në ndërmarrje.

“Dashuria dhe kontributi juaj që keni dhënë dhe po vazhdoni, duhet të përkthehet në një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme e afatgjatë për të mbetur pronaret e shtetit dhe proceseve jetike në këto troje. Askush nuk duhet hezituar që të kthehet me idetë, kulturën e punës, ekspertizën dhe rrjetet e krijuara gjatë qëndrimit në mërgatë. Ju faleminderit e paçit gëzime dhe shëndet!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori