LAJMI I FUNDIT:

Hakersat sulmojnë Lockheed Martin

Hakersat sulmojnë Lockheed Martin

Një grup hakersash anonimë kanë zhvilluar sulme të njëpasnjëshme kibernetike në kompaninë “Lockheed Martin”, në përpjekje për të vjedhur informacionet e rëndësishme dhe sekretë që kjo ndërmarje zotëron.

Lajmi është njoftuar nga vetë kompania, Departamenti i sigurisë dhe Pentagoni, të cilët konfirmuan sulmin, por sqaruan se si pasojë e tij, asnjë informacion nuk është cënuar. “Efektet e sulmit janë miminale dhe me masat që kemi marrë, nuk presim diçka serioze në të ardhmen”, – thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp.

“Lockheed Martin” është një kontraktor i Pentagonit, i formuar në Mars të vitit 1995 dhe një ndër bashkëpunëtorët më të mëdhenj në prodhimin e Avionëve Luftarak, Sistemeve Elektronike, Sistemet Aereonautike dhe ato të Informimit. /Telegrafi/