LAJMI I FUNDIT:

Hakeri vjedh të dhënat e mbi 100 mijë qytetarëve në Kroaci, kërkon gjysmë milioni dollarë në kriptovaluta

Hakeri vjedh të dhënat e mbi 100 mijë qytetarëve në Kroaci, kërkon gjysmë milioni dollarë në kriptovaluta

Hakeri që kreu sulmin mbi kompaninë e telekomunikacionit “A1 Kroacia”, ka vjedhur të dhënat personale të paktën 100 mijë përdoruesve, dhe tani po kërkon nga kjo kompani që brenda 72 orëve t’ia paguajnë gjysmë milioni dollarë në kriptovaluta.

E nëse zyrtarë të kompanisë nuk e bëjnë një gjë të tillë, ai ka kërcënuar se do t’i publikojë të dhënat e vjedhura në forume të ndryshme të hakërreve, transmeton Telegrafi.

A1 ka njoftuar se të dhënat e vjedhura janë prej rreth 10 për qind të numrit të përgjithshëm të përdoruesve në këtë rrjet, dhe se në këto të dhëna figurojnë emri e mbiemri, adresa dhe numri i telefonit.

Dje një person që u prezantua si haker është futur në sistemin e A1, ku përmes një e-mail ka njoftuar disa media. Në këtë e-mail ka pretenduar se ka hakuar tërë databazën e përdoruesve të A1, dhe se si dëshmi A1 ia ka dërguar një listë të gjatë të dhënave që i ka vjedhur.

Portali kroat Index.hr përmes e-maili ka vënë kontakt me hakerin, i cili thotë se nga A1 nuk i janë përgjigjur me e-mail që ua ka dërguar në shumë adresa – përfshirë këtu zyrtarë të lartë të komapnisë.

“Nuk më kanë njoftuar e as përgjigjur kërkesave të mia. Gjithçka çfarë dua janë 150 ethereum. Kanë kaluar 48 orë, e unë ua kamë dhënë 72”, ka shkruar hakërri.

Kujtojmë që 150 ethereum aktualisht vlejnë 476.668 dollarë, e afati prej 72 orëve skadon sonte vonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori