LAJMI I FUNDIT:

Hakerët vodhën kriptovaluta në vlerë të dy miliardë dollarëve në vitin 2023

Hakerët vodhën kriptovaluta në vlerë të dy miliardë dollarëve në vitin 2023

Për herë të parë që nga viti 2020, sasia e parave të vjedhura në kriptovaluta është në rënie.

Për vite me radhë, hakerët kanë vjedhur miliarda dollarë në kriptovaluta. Megjithatë, situata është duke u përmirësuar, pasi për herë të parë që nga viti 2020 kjo tendencë po bie, sipas kompanive të sigurisë së kriptove.


Gjatë vitit 2023, hakerët vodhën rreth dy miliardë dollarë në kriptovaluta, përmes sulmeve dhe vjedhjeve të ndryshme kibernetike, sipas De.Fi – një kompani e sigurisë web3.

Kompania e përmendur menaxhon faqen e drejtuesve të Rekt, e cila liston hakimet më të mëdha nga bota e kriptomonedhave.

Kjo përfshin shkeljen e Ronin Network kur u vodhën mbi 600 milionë dollarë në kriptovaluta, i konsideruar si incidenti më i madh i këtij lloji në histori, si dhe sulmi në rrjetin Mixin kur u vodhën rreth 200 milionë dollarë.

Në raportin e tij, De.Fi theksoi se “viti 2023 shërben si një testament për dobësitë ekzistuese dhe përpjekjet për t’i parandaluar ato, megjithëse interesi për hakimin e kriptomonedhave është zbehur relativisht gjatë gjysmës së parë të vitit”.

Vitin e kaluar, kriminelët kibernetikë vodhën një rekord prej 3.8 miliardë dollarësh në kriptovaluta, ndërsa në vitin 2021, hakerët vodhën 3.3 miliardë dollarë në monedhë digjitale.

Ndryshe është e pamundur të parashikohet se si do të jetë situata në vitin 2024, por duke qenë se projektet e kriptovalutave dhe web3 nuk mburren me protokolle të mira sigurie, pritet që hakerat të vazhdojnë të synojnë këtë industri në rritje. /Telegrafi/