Hajni vjedh 800 euro në një lokal në Prishtinë

52:"Masked thief in balaclava with stolen money at night 24:"Getty Images/iStockphoto
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka hyrë në një lokal në Prishtinë dhe iu kishte hedhur sprej në sy, dy personave të cilët gjendeshin në atë lokal.
Më pas, i njëjti kishte arritur të vjedhë 800 euro nga arka e lokalit.
Sipas policisë rasti është duke u hetuar edhe më tutje.
“Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë kanë informuar se një i dyshuar i pa njohur u ka hedhur sprej dhe më pas ka grabitur rreth 800 euro para nga arka e lokalit. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, bënë të ditur policia. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































