LAJMI I FUNDIT:

Haindl në takime me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhino

Haindl në takime me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhino
Botschafter der Bundesrepublik Deutschland, Johannes Konrad Haindl

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Maqedoninë, Johannes Haindl, sot do të realizojë takime me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhino, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin me shkrim dërguar mediave ai thotë që ka udhëtuar në Maqedoni që të njoftohet me situatën dhe thekson se koha është e shkurtër dhe se tani nevojitet një përpjekje e përbashkët e të gjithë partive politike me qëllim të zbatimit të reformave të nevojshme.

“Erdha të njoftohem me situatën dhe fillimisht të dëgjoj. Bëhet fjalë për atë që procesi i iniciuar nga BE dhe ShBA të jep sukses. Detyrën time e shoh në drejtim të përkrahjes aktive të këtyre përpjekjeve. Zhvillimet e ditëve të fundit sërish tregojnë qartazi se koha është e shkurtë dhe që tani ka nevojë për një përpjekje të përbashkët të të gjithë partive për zbatimin e reformave të nevojshme dhe për të vazhduar me vendosmëri rrugën”, thuhet në njoftimin me shkrim të Johannes Haindl.


Mbrëmë vonë ai u takua me ministrin e jashtëm, Nikola Poposki dhe liderin e OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski./Telegrafi/