Hailey Bieber u pa në një klasë pilates në West Hollywood me shoqen e saj të ngushtë, Kendall Jenner, mes thashethemeve për vështirësi në martesën e saj me Justin Bieber.

Modelja, 28 vjeçe, tregoi fizikun e saj të tonifikuar me një bluzë të bardhë të shkurtë dhe geta të zeza, ndërsa Kendall, 29 vjeçe, kishte veshur dollakë të zeza dhe një xhaketë të kuqe lëkure.


Ndërkohë, Justin Bieber është parë së fundmi i tensionuar gjatë një udhëtimi me makinë me Haileyn, pas një takimi me pastorin Judah Smith, shkruan DailyMail.

96710981 14550889 image a 49 1743283952860

Këngëtari, 31 vjeç, dukej i zhytur në mendime teksa ishte ulur në sediljen e pasagjerit, ndërsa gruaja e tij po drejtonte makinën.

Këto zhvillime vijnë pas një postimi rrëfimtar të Justin-it në Instagram, ku ai pranoi se po përballet me "çështje zemërimi", gjë që ka shtuar shqetësimet e fansave për mirëqenien e tij mendore dhe për raportin e tij me Hailey-n.

Në vitet e fundit, çifti është distancuar nga pastori i turpëruar i Hillsong, Carl Lentz, dhe ka forcuar lidhjet me Kishën Churchome të Judah Smith. Megjithatë, raportet për tensione në martesën e tyre vazhdojnë të përhapen, ndërsa Hailey fokusohet te miqtë dhe aktivitetet e saj personale. /Telegrafi/

96710975 14550889 The workout comes amid concern for her husband Justin Bieber s b a 106 1743317378409

96710985 14550889 The model showed off her pilates toned midriff in a white croppe a 107 1743317378409

96710979 14550889 Hailey was seen petting an adorable French Bulldog in the parkin a 108 1743317378409

96710983 14550889 Hailey 28 held her newly dark brown hair back with a black headb a 110 1743317378979

96710957 14550889 Kendall on the other hand wore black leggings and a red leather  a 109 1743317378570