LAJMI I FUNDIT:

Hahn për negociatat: BE duhet ta rregullojë atë gabim strategjik

Hahn për negociatat: BE duhet ta rregullojë atë gabim strategjik

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, ka përsëritur edhe njëherë para largimit të tij nga kjo detyrë domosdoshmërinë e rivendosjes së besimit të humbur mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, pas vendimit zhgënjyes për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me 18 tetor.

Për Hahn kjo është e vetmja rrugë që do të siguronte zbatimin e reformave në këto vende.


“Është koha të mbajmë premtimet dhe angazhimet dhe të pranojmë përparimin e këtyre dy vendeve. Nuk duhet të lëmë një boshllëk në rajon i cili do të shfrytëzohet nga aktorë të tjerë politikë që nuk kujdesen për standardet dhe vlerat e BE. Shpresoj që gabimi strategjik i mosdhënies së dritës jeshile të merituar për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të rregullohet”, tha Hahn.

Deklaratat Hahn i bëri në takimin e grupit Miqtë e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian.

“I lumtur që isha sot në Parlamentin Evropian për të diskutuar mbi arritjet dhe perspektivat e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Do të doja të falënderoja eurodeputetët për mbështetjen e vazhdueshme”, tha ai.

Eurodeputetët vlerësuan komisionarin në largim për zgjerimin Johannes Hahn për bashkëpunimin dhe punën e tij në politika e zgjerimit. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori