LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Ligji për gjuhët nuk është rekomandim për reforma (Video)

Hahn: Ligji për gjuhët nuk është rekomandim për reforma (Video)

Euro-komisari Johannes Hahn pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev në konferencë tha se ligji për gjuhët nuk është rekomandim për reformat.

Hahn tha se për autoritetet, prioritet duhet të jenë sferat të cilat janë të rëndësishme për të marr raport pozitiv nga BE-ja.


“Mendoj se kjo është një kërkesë e arsyeshme, siç e thash edhe gjatë bisedave bilaterale sot, por edhe herën e kaluar. Mendoj se për autoritetet, prioritet duhet të jenë ato sfera të cilat janë të rëndësishme për të marrë raport pozitiv nga ana jonë në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Hahn.

Ai shtoi se ligji për përdorimin e gjuhëvenuk është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave të Pribes./Telegrafi/Alsat-M/