LAJMI I FUNDIT:

Hadri: Vendimi i GJND-së madhor edhe në aspektin historik

Hadri: Vendimi i GJND-së madhor edhe në aspektin historik
Foto: Arkiv

Profesori i Historisë, Arbër Hadri ka folur për rëndësinë e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës, sot kur shënohen 11 vjet nga kjo ngjarje.

Hadri, vendimin e ka komentuar në aspektin historik.


“Normalisht shumë i rëndësishëm, në aspektin ligjor e juridik, por, në aspektin historik kjo ngjarje do thosha ka rëndësinë tepër të madhe, tepër të veçantë. Në historinë më të re jo veç të Kosovës, por edhe kombëtare, ne kemi ngjarje të rralla të  mëdha si kjo të fitoreve ndërkombëtare në histori. Normalisht akti ka qenë një autogol që Serbia ja bëri vetës duke bërë pyetje e cila mori përgjigje në anën e drejtë. E drejta e Zotit u konfirmua”, tha Hadri.

Ai për ‘RADIO 1’ foli edhe rreth padisë ndaj Serbisë për gjenocid.

“Tani këto dy raste dallojnë diametralisht, por, këto dy raste nëse pyesni, e kanë vetëm një të përbashkët të fuqishme, viktimën dhe agresorin që janë të njëjtit. Në aspektin historik dhe gjithë dimensional Serbia botërisht dihet se ka kryer gjenocid, e se a duhet në këtë moment të ndodhë padia, do thosha më mirë kjo të gjykohet dhe mendohet nga diplomacia jonë shtetërore si momentum. Historia ka fakte të gjenocidit, ndërsa, sa shteti është gati dhe ka potencial mbetet të flasë vet shteti”, tha Hadri.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori