Erling Haaland është përforcimi i parë i Manchester Cityt për edicionin e ardhshëm 2022/23.

Sulmuesi norvegjez ditë më parë u zyrtarizuar nga kampioni në fuqi i Anglisë që aktivizoi klauzolën e tij prej 75 milionë euro për ta transferuar në Etihad Stadium.


City fitoi garën me shumë skuadra të mëdha si Bayern Munich, Paris Saint Germain, Real Madrid, Manchester Unied, Chelsea e Barcelona për transferimin e norvegjezit.

Megjithatë gazeta gjermane Sport Bild ka zbuluar se Haaland ka një klauzolë largimi edhe nga City, të ngjashme siç e kishte në Borussia Dortmund.

creatividad del fichaje de haaland por el machester city besoccer

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Haaland ka një klauzolë largimi nga City prej 150 milionë eurove, që konsiderohet shumë e ulët duke marrë parasysh çmimet që po sillen aktualisht në tregun evropian.

Por kjo klauzolë largimi do të aktivizohet vetëm pas dy vitesh, në verën e vitit 2024.

Duke marrë parasysh klauzolën që ka norvegjezi në kontratë, atëherë pritet që në verën e vitit 2024 të jetë një luftë e madhe nga klubet e mëdha për t'i siguruar shërbimet e tij.

21-vjeçari ka pasur një vit të jashtëzakonshëm te Dortmund, ku në 29 ndeshje zyrtare ka shënuar 28 gola e ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app