Viktor Gyokeres është 'ngopur' me Sporting Lisbonën, ndërsa së fundmi suedezi ngriti zërin në dhomat e zhveshjes pas humbjes së tretë radhazi të skuadrës së tij.

Gyokeres madje mund të largohet nga klubi 'herët a vonë', duke e marr opsion edhe janarin, shkruan gazetari Pedro Neves de Sousa të Correio Da Manha.


Më herët u raportua se Viktor Gyokeres është ndër objektivat kryesore të Barcelonës për pozicionin e sulmuesit.

gyokeres

26-vjeçari thuhet se është alternativa e parë e Erling Haaland, megjithëse Jonathan David i Lille është gjithashtu në listë.

Marrëveshja aktuale e lojtarit me Sporting Lisbona skadon në vitin 2028.

Klauzola e tij e lirimit qëndron në 100 milionë euro, megjithëse Barcelona beson se mund të ulet në rreth 70 milionë euro.

Gyokeres së fundmi ka shënuar golin e tij të 60-të në vitin 2024 – ai është lojtari me numrin e golat më mirë në botë këtë vit. /Telegrafi/

telegrafi sport app