LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Mehmeti takon grupin punues për ndryshimin e Ligjit për mikrofinancat

Guvernatori Mehmeti takon grupin punues për ndryshimin e Ligjit për mikrofinancat

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me Grupin Punues të Komisionit për Buxhet dhe Financa rreth Mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit nr.04/L-093 për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se BQK-ja ka regjistrin qendror dhe i njëjti është i qasshëm për publiku në ueb faqen e saj, dhe në të cilën paraqiten institucionet financiare të licencuara që përfshin bankat, institucionet mikrofinanciare, si dhe të gjitha institucionet e licencuara dhe të regjistruara nga BQK.

Ai ka bërë të ditur se korniza ligjore aktuale plotëson nevojat për operim dhe mbikëqyrje të bankave dhe institucioneve financiare, mirëpo, duke pasur parasysh se legjislacioni i BE-se është një proces dinamik i cili në vazhdimësi përcillet me ndryshim/plotësime, BQK-ja me qëllim të plotësim/ndryshimit të Ligjit për Banka, IMF dhe IFJB ka themeluar grupin punues, i cili është përgjegjës për shqyrtimin e legjislacionit të BE-se dhe plotësimin e Ligjit aktual me legjislacionin e BE-së.

Në këtë takim, guvernatori Mehmeti ka thënë se BQK-ja do të vazhdoj të kryej detyrat e saj të përcaktuara me ligj, si dhe është e angazhuar që bashkërisht me institucionet tjera të kontribuoj në zgjidhjen e funksionimit të Institucioneve Mikrofinanciare dhe Institucioneve Financiare në Kosovë.

“Ligji aktual i Bankave, IMF dhe IFJB-ve është miratuar ne vitin 2012 dhe ka qenë në frymën e legjislacionit të BE-së në kohën e miratimit të tij. Duke pasur parasysh se legjislacioni i BE-se është një proces dinamik, i cili në vazhdimësi përcillet me ndryshim/plotësime, BQK-ja me qëllim të plotësim/ndryshimit të Ligjit për Banka, IMF dhe IFJB ka themeluar grupin punues, i cili është përgjegjës për shqyrtimin e legjislacionit të BE-se dhe plotësimin e Ligjit aktual me legjislacionin e BE-së”, ka bërë deklaruar Guvernatori Mehmeti.

Guvernatori ka bërë të ditur se të gjitha IMF-të dhe IFJB-të mbajnë regjistra, përgatisin dhe dorëzojnë raportet financiare mujore, tremujore dhe vjetore në varësi të kërkesave të përcaktuara nga BQK-ja.

“IMF-të dhe IFJB-të me përjashtim të IMF-ve me aktivitet të këmbimit të valutave, kryejnë auditimin vjetor konform standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar dhe angazhimi i auditorëve të tillë nga këto institucione bëhet me miratimin paraprak nga BQK-ja. Ndërsa deri më tani nuk ekziston ndonjë IMF OJQ që është shndërruar nga IMF OJQ në shoqëri aksionare apo formë tjetër të organizimit biznesor”, tha ai.

Në këta takim Guvernatori Fehmi Mehmeti ka bërë të ditur se sektori bankar në Kosovë në vazhdimësi është duke shënuar rritje dhe zhvillim, e cila evidentohet me rritje të treguesve kryesor në periudhën krahasuese 30.04.2018 – 30.04.2017.

“Kemi rritje në kreditim 10.4%, në depozita 4.8% dhe rritje ne pasuri prej 5.8%, ndërsa në anën tjetër kemi një zvogëlim të theksuar të kredive jo-performuese prej 2.9% nga 4.3% sa ishin në prill 2017. Sektori bankar paraqet shtyllë kryesore ne financimin e ekonomisë së vendit, me anë financimit të bizneseve dhe ekonomive familjare. Gjendja e kredive ne sektorin bankar me date 30.04.2018 është 2.55 miliardë euro. Sektori bankar në Kosovë vazhdon te jetë i sigurt, qëndrueshëm, stabil, likuid dhe mirë i kapitalizuar, me një rritje të vazhdueshme”, tha Mehemti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori