Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar drejtuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtare dhe të Bankës Botërore, ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, me theks të veçantë qëndrueshmërinë e sektorit financiar dhe zhvillimet e avancuara në këtë sektor.
Guvernatori Mehmeti ka uruar zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li,për pozitën, si dhe ka falënderuar këtë institucion për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.
Në njoftimin e BQK-së thuhet se zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li ka theksuar mbështetjen e mëtutjeshme për BQK-në.
Guvernatori Mehmeti gjithashtu është takuar me drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit makroekonomike, si dhe zhvillimet në sistemin financiar të Kosovës.
Ndërsa, temë kryesore e diskutimit mes Guvernatorit Mehmeti dhe Udabir S. Das nga Departamenti i Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka qenë asistencat teknike që i janë dhënë BQK-së, si dhe ofrimi i asistencave teknike në realizimin e rekomandimeve të dala nga Shqyrtimi i Stabilitetit të Sistemit Financiar (Financial System Stability Review-FSSR).
Në të njëjtën kohë, ekipi i Departamentit të Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit ka vlerësuar realizimin e disa prej rekomandimeve të dala nga ky raport.
Guvernatori Mehmeti ka mbajtur takim edhe me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën të udhëhequr nga Gabriel Di Bella, si dhe me Drejtorin e Konstituencës tonë në Fond, Daniel Palotai.
Guvernatori Mehmeti gjithashtu është takuar me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde. Në këtë takim Guvernatori Mehmeti e informoi Bjerden për zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Kosovës dhe e falënderoi për përkrahjen e Bankës Botërore ndaj BQK-së përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar në Kosovë.
Ditëve në vazhdim, Guvernatori Mehmeti do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues tjerë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë