Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka vlerësuar lartë angazhimin e deritashëm të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Në shënimin e trevjetorit të lansimit zyrtar të këtij fondi dhe nënshkrimit të marrëveshjes me Fondin Evropian për Investime lidhur me programin “COSME”, guvernatori Mehmeti ka thënë se për BQK-në ka qenë privilegj që brenda mandatit të saj ligjor të kontribuojë në procesin e themelimit të fondit, në veçanti në fushën e kornizës ligjore adekuate.
“Ky fond gjatë këtyre tri viteve ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Për një kohë kaq të shkurtë fondi ka arritur të garantojë më shumë se 2,560 kredi në vlerë prej 100 milionë euro ku shuma e garantuar ishte 47.5 milionë euro. Studimet e bëra deri më tani tregojnë se mes tjerash se qasja në financim është një pengesë e zhvillimit të bizneseve të sektorit privat. Tashmë janë të njohura sfidat me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe mikro në njërën anë dhe vështirësitë që i kanë institucionet financiare për të vlerësuar rrezikun në rastin e financimit. Fondi ka shërbyer në tejkalimin e këtyre sfidave duke lehtësuar qasjen në financim për bizneset të mesme, të vogla dhe mikro duke bërë garantimin e kredive. Ky mekanizëm shtesë i financimit u ka ndihmuar atyre që të zhvillohen, të krijojnë vende të reja të punës, të eksportojnë dhe në këtë mënyrë ta pozicionojnë Kosovën në një nivel konkurrues në tregjet rajonale dhe evropiane”, ka thënë Mehmeti.
Ai ka deklaruar se parakusht qenësor për funksionimin e mirëfilltë të fondit është që të ndërveprojë me një sistem bankar të qëndrueshëm dhe efikas, ndërsa rritja e vazhdueshme e konkurrencës në sistemin bankar, si dhe avancimi i këtij sektori, ka ndikuar që kostoja dhe kushtet e financimit të përmirësohen dukshëm dhe njëkohësisht kanë shënuar përmirësim të theksuar.
“Marrëveshja mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe Fondit Evropian të Investimeve, mundëson rigarantimin e portfolios së garancisë deri në 45 milionë euro në një periudhë dy vjeçare tek një institucion kredibil siç është Fondi Evropian i Investimeve dhe kjo do të ketë ndikim në rritjen e qasjes në financim për bizneset e mesme, të vogla dhe ato mikro. Me këto përfitime që fondi do t’i ketë, presim që të zvogëlohet tarifa për kreditë e garantuara nga Fondi Evropian i Investimeve. BQK-ja do të vazhdojë të sigurojë stabilitetin financiar që tani veç e kemi”, ka deklaruar ai, duke siguruar mbështetje të mëtutjeshme të BQK-së për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore që i njëjti të ketë qëndrueshmëri financiare në mënyrë që të jetë në funksion të zhvillimit të bizneseve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës