Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se diaspora në vazhdimësi është treguar mjaft e qëndrueshme dhe ka shërbyer si burim shumë i rëndësishëm i financimit të ekonomisë së Kosovë.
“Përveç remitencave, të cilat deri në shtator 2018 janë në shumë prej 587.9 milionë euro, ekonomia e Kosovës përfiton mjaft shumë nga diaspora edhe përmes kanaleve të tjera, siç janë shpenzimet e udhëtimit dhe investimet e huaja direkte. E tërë kjo flet për një kontribut shumë të rëndësishëm të diasporës tonë në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Mehmeti.
Ai në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, tha se BQK duhet ta forcojë edhe më tutje rolin e saj për t’i siguruar ekonomisë së vendit një sektor financiar të qëndrueshëm dhe me rol edhe më të madh në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Këtë synojmë ta arrijmë duke zhvilluar një politikë të shëndoshë të licencimit të institucioneve financiare, e cila duke shtuar numrin e institucioneve financiare kredibile që operojnë në tregun tonë, do të mundësojë krijimin e kushteve për rritje të mëtejme të konkurrencës dhe zhvillim të qëndrueshëm të sistemit financiar të vendit. Zhvillimi i vazhdueshëm i funksionit rregullativ të BQK-së do të vazhdojë të jetë prioritet i rëndësishëm, me çka synojmë t’i përgjigjemi në mënyrë adekuate evoluimit të nevojave rregullative në sistemin financiar, si dhe t’i paraprijmë zhvillimeve të pritshme në këtë sistem në mënyrë që korniza rregullative të mos bëhet pengesë, por të ketë rol të rëndësishëm lehtësues në zhvillimin e sistemit financiar”, tha ai. /RTK /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës