Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza ka zhvilluar vizitë zyrtare në Insitucionet Financiare në Gjermani. Gjatë kësaj vizite, Guvernatori Hamza është takuar me Presidentin e BaFin-it , Dr. Felix Hufeld më të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërinstitucional.
Guvernatori Hamza ka falënderuar Presidentin Hufeld për bashkëpunimin e vazhdueshëm që BaFin-in i ka ofruar BQK-së në të gjitha fushat. Njëkohësisht, Presidenti Hufeld ka siguruar Guvernatorin për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe mundësinë e zgjerimit të fushave të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Gjate kësaj vizite Guvernatori Hamza është pritur në një takim në Deutche Bundesbank nga anëtari i Bordit Ekzekutiv, Dr. Johannes Beermann. Temë diskutimi e këtij takimi ka qenë thëllimi i bashkëpunimit në mes të BQK-së dhe Deutche Bundesbank-es. Dr. Beermann eshte zotuar për mbështetjen në përkrahje të zhvillimit institucional të BQK-së.
Në kuadër të kësaj vizite, Guvernatori Hamza ka zhvilluar takime me Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), me Institutin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe me Bankën Qendrore Evropiane.
Gjate kësaj vizite, u dakorduan format e bashkëpunimit në mes të BQK-së dhe Institucionevepërkatëse, përderisa Guvernatorit Hamza iu konfirmua mbështetjae fuqishme për BQK-në dhe Institucionet e Republikës së Kosovës.
BAFin ka mbështetur vazhdimisht BQK-në në ndërtimin e kuadrit rregullator për rregullimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Mbështetja e BaFin ka ndihmuar ngritjen e kapaciteteve te personelit të BQK-së veçanërisht në mbikëqyrjen bankare dhe të sigurimeve duke kontribuar kështu në përmirësimin e cilësisë së punës së BQK-së.
Institutin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka përkrahur BQK-ne ne avancimin e kornizës mbikëqyrëse të njohur si Korniza e Bazelit si dhe vizita studimore për avancimin e mbikëqyrje efektive bankare. Korniza Bazel-it për Kapitalin (eng. Basel Capital Framework) eshte objektiv e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe si një ndër qëllimet kryesore strategjike.
Deutsche Bundesbank bashkëpunon me BQK-në ne fushën e investimeve se fushën e mbikëqyrjes se Institucioneve Financiare.
Banka Qendrore Evropiane dhe BQK-ja bashkëpunojnë ne përfarimin e kornizës ligjore për mbikëqyrjen e institucioneve financiare, sistemit te pagesave dhe projekteve te veçanta te dizajnuar për funksionet e BQK-se.
Përkrahja e Institucione Financiare Gjermane realizohet ne kuadër te bashkëpunimit ndërshtetëror qe Republika e Kosovës ka me Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'