LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i Bankës së Anglisë: Bitcoin nuk është kërcënim për stabilitetin financiar

Guvernatori i Bankës së Anglisë: Bitcoin nuk është kërcënim për stabilitetin financiar

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, tha të mërkurën se fitimet meteorike të çmimit të Bitcoin nuk paraqesin kërcënim për stabilitetin financiar botëror.

Duke folur me ligjbërësit britanikë në parlament, Carney tha se lëvizjet e çmimeve të fundit të Bitcoin janë “të rëndësishme” dhe më shumë si një “rrezik i llojit të kapitalit”, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.


A është ky një ortek? Bitcoin humbet nga ora në orë!
Lexo po ashtu A është ky një ortek? Bitcoin humbet nga ora në orë!

“Aktualisht, ne nuk e shohim [Bitcoin] si një çështje e stabilitetit financiar”, deklaroi Carney.

Carney, i cili gjithashtu vepron si Kryetar i Bordit të Stabilitetit Financiar të G20-së, tha më tej se ideja e monedhës dixhitale të lëshuar nga banka qendrore që mund të përdoret nga publiku ka “disa probleme themelore” nëse nuk ka një kufizime në sasinë që njerëzit mund të mbajnë. Ndër të tjera, autoritetet monetare në Kanada, Kinë dhe Rusi kanë shprehur të gjithë interesin për një monedhë dixhitale të lëshuar nga banka qendrore.

Bitcoin është kriptovaluta numër një nga vlerësimi i tregut dhe javën e kaluar arriti një nivel të lartë të të gjithë kohërave prej rreth 20 mijë dollarë. Aktualisht kjo kriptovalutë po pëson rënie në 24 orët e fundit. /Telegrafi