LAJMI I FUNDIT:

A është ky një ortek? Bitcoin humbet nga ora në orë!

A është ky një ortek? Bitcoin humbet nga ora në orë!

Krirptovaluta Bitcoin ra në nivelin më të ulët prej 12,191 dollarësh. Bitcoin, i cili qëndron në 38 për qind më pak se sa ishte në pikën më të lartë prej 20 mijë dollarësh të një jave më herët.

“Ajo që po ndodh është një përplasje me realitetin. Në zemër të krizës ishte kërkesa e mbingarkuar për monedha të kufizuara, e cila tani ka çuar në investitorë jo të sofistikuar që mbajnë çantat gati”, thotë Stephen Innes, shefi i tregtisë për rajonin e Azisë dhe Paqësorit në “Oanda”, shkruan Telegrafi.

Kjo rënia vjen për shkak të shqetësimit se Bitcoin Cash po bëhet një konkurrent i fortë.

Guvernatori i Bankës Japoneze, Haruhiko Kuroda, këtë të enjte tha se Bitcoin nuk po funksionon si një instrument klasik pagese, por po përdoret për spekulime. /Telegrafi