Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, donte të sillte mbrojtësin austriak, David Alaba në Angli verën e kaluar, por nuk arriti ta bind për t’u transferuar në Etihad.

Alaba u largua nga Bayern Munichu për te Real Madridi në një marrëveshje si lojtar i lirë në fund të sezonit të kaluar.


Megjithatë, Los Blancos fituar një garë të fortë, pasi Alaba pëlqehet shumë edhe nga Manchester City dhe trajneri i tyre Guardiola.

Sipas mediumit Okdiario, Guardiola bëri një përpjekje për të bindur kapitenin e Austrisë që të zgjidhte Cityn në vend të Realit, duke e thirrur direkt mbrojtësin për të diskutuar lëvizjen.

guardiola alaba

Sidoqoftë, në kohën kur erdhi thirrja, Alaba kishte arritur marrëveshje verbale me Real Madridin dhe presidentin e tyre Florentino Perez.

Si i tillë, afati kalimtar veror u mbyll për Cityn dhe Guardiolën pa ndonjë përforcim në qendër. /Telegrafi/

telegrafi sport app