LAJMI I FUNDIT:

Guardiola nuk hezitoi të përgjigjet në debatin klasik për të zgjedhur më të mirin mes Gerrard, Lampard apo Scholes

Guardiola nuk hezitoi të përgjigjet në debatin klasik për të zgjedhur më të mirin mes Gerrard, Lampard apo Scholes

Nëse jeni rritur duke parë Ligën Premier, shanset janë që në një moment të keni debatuar se cili ishte lojtari më i mirë mes Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Paul Scholes.

Tre mesfushorët më të mëdhenj anglezë të gjeneratës së tyre kanë status legjendar në ish-klubet e tyre, por kurrë nuk arritën ta bëjnë atë të funksionojë kur luajtën së bashku për kombëtaren.

Scholes ishte një anëtar kyç i ekipit legjendar të United, duke fituar 11 tituj të Ligës Premier – më shumë se çdo lojtar tjetër anglez dhe Ligën e Kampionëve dy herë nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.


Lampard e filloi karrierën e tij profesionale me West Hamin, por bëri emër te rivalët e tyre londinez, Chelsea , duke fituar tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e parë të Kampionëve të klubit – duke shënuar 211 gola në këtë proces.

Ndërkohë, Gerrard shihet nga disa si lojtari më i madh i Liverpoolit, pavarësisht se ka fituar relativisht pak trofe në krahasim me dy bashkatdhetarët e tij. Ndërsa ai kurrë nuk fitoi titullin e Ligës Premier, ai frymëzoi Reds për një triumf të famshëm të Ligës së Kampionëve më 2005 dhe është i katërti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të klubit me 186 gola.

Në vitin 2022, trajnerit të Cityt, Guardiola iu kërkua që të zgjidhte përfundimisht debatin se kush nga Lampard, Gerrard dhe Scholes ishte lojtari më i madh.

“Gjithë respekt për Frank Lampard dhe për Steven Gerrard, por Paul Scholes është i preferuari im”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Më pëlqen. Mendoj se ai kishte gjithçka përveç dy të tjerëve. Paul Scholes është i preferuari im”, përfundoi trajneri i njohur.

Admirimi i Guardiolës për Scholes ndoshta nuk është befasi, duke pasur parasysh se stili i lojës së ish-mesfushorit të Unitedit është përshtatja më e natyrshme me stilin e futbollit katalunas.

Scholes gjithashtu ka folur mirë për ish-trajnerin e Bayern Munich dhe Barcelonës, duke e sugjeruar më parë që të bëhet trajner i Anglisë në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Premier League
Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

La Liga
Bayerni vendos për shitjen e një ylli për të financuar transferimin e Florian Wirtz

Bayerni vendos për shitjen e një ylli për të financuar transferimin e Florian Wirtz

Bundesliga

"Askush nuk ka kërkuar falje, jam në shok", kaloi kundërshtaren në garën 4x200 metra, sportistja u godit me stafetë

Atletikë
Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

La Liga
Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

La Liga
Kalo në kategori