Pep Guardiola ka thënë se Manchester City po kërkon të forcohet në tre ose katër pozicione në afatin e transferimeve të verës.

Kampioni aktual i Ligës Premier është njëra nga skuadrat me organikën më të kompletuar, por Guardiola ka konfirmuar se një mbrojtës i majtë i ri është një mundësi  pas shqetësimeve mbi lëndimet e Benjamin Mendyt.


City po kërkon gjithashtu edhe një mesfushor me tipare mbrojtës, ndërsa Goal.com raporton se ata po shikojnë gjithashtu një qendërmbrojtës të ri dhe një sulmues gjithashtu.

"Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por po mendojmë për mundësinë për të gjetur dikë në atë pozitë, por nuk e di".

Pep Guardiola Guardiola do ende përforcime për ekipin e tij (Getty Images)

"Ka tri apo katër pozicione, të cilat mendoj se duhet të përpiqemi të kërkojmë dhe kemi disa ide".

"Nuk e di në fund se çfarë do të ndodhë, por është një opsion, po, për të blerë një mbrojtës të majtë", ka thënë Guardiola në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së sotme.

Goal.com raporton se Ben Chilwell i Leicester Cityt është një opsion për krahun e majtë, ndërsa City po vështron gjithashtu edhe sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic.

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs De Ligt është një objektiv afatgjatë për qendrën e mbrojtjes, ndërsa si pasues i Fernandinhos shihet njëri nga Ruben Neves i Wolves apo Tanguy Ndombele i Lyonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app