Pep Guardiola e ka shndërruar Manchester Cityn në një skuadër të frikshme duke shfaqur ndeshje të bukura që nuk i kemi parë ndonjëherë në Ligën Premier.

Por ata gjithashtu kanë dy taktika mahnitëse në arsenalin e tyre që rrallë kush i shfrytëzon në botën moderne të futbollit.


Portieri brazilian Ederson ishte transferuar për 37 milionë euro nga Benfica për të zëvendësuar Claudio Bravon.

guard 1

Dhe një nga arsyet kryesore që Guardiola besoi në brazilian ishte aftësia e kontrollimit të topit me këmbë.

Në veçanti, pasimet e sakta nga një distancë prej rreth 80 metrave ka bërë që të jetë i pazëvendësueshëm në rolin e tij.

gu

Por, edhe nuhatje e lëvizjes së lojtarëve kundërshtar dhe nisja e aksionit që nga porta e vetë, ka bërë që City të arrij suksese të jashtëzakonshme duke barazuar vetëm dy ndeshje kundrejt njëzet fitoreve dhe asnjë humbje në kampionat.

Mbrojtja dhe mesfusha e Guardiolës vijnë para portës së tyre dhe shkëmbejnë pasime me Edersonin për t’i tërhequr dhe vendosur kundërshtarët në kurth.

Se sa do të funksionojë kjo taktikë edhe në ndeshjen e sotme kundër Liverpoolit, mbetet për tu parë në ora 17:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app