LAJMI I FUNDIT:

“The Guardian”: Rilindja e verës shqiptare

“The Guardian”: Rilindja e verës shqiptare

Industria e verës edhe në Shqipëri ka probleme me imazhin. Megjithatë, një brez i ri prodhuesish vere po kërkojnë thellë në depozitat e tyre të rrushit duke treguar rezultate mbresëlënëse, shkruan gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”.

“Vendi i vetëm në botë ku mund të pini një gotë të ftohtë “Ceruja” është tek ferma Uka, një vreshtari dhe restorant biodinamik në afërsi të aeroportit të Tiranës. Afër liqenit të Ulëzës, në veri të Shqipërisë, vreshtat e pazakonta të rrushit kacavirren manave dhe vilen vetëm një herë në disa vite.


Shqipëria mund të mos jetë e njohur për verën, por kjo gjë po ndryshon dalëngadalë, pasi prodhues vere si Flori Uka, i cili ka blerë të gjithë sasinë e vjelë të rrushit ”Ceruja”, filluan të bënin emër në këtë industri, përcjell ATSH.

Vendi i pozicionuar pranë detit Adriatik, ishte i pothuajse tërësisht i paarritshëm për të huajt deri nw vitin 1991 dhe kooperativat e detyruara nga shteti (që nga viti 1950) prodhonin vetëm dy lloje verërash, tw kuqe dhe të bardhë. Ditët e sotme, vendi po sheh rilindje të vreshtave të shumtë në 30 punishte të verës.

Nën hijen e kështjellës së Beratit, të ngjashme me atë të Disney-it dhe e mbrojtur nga UNESCO, Muharrem Çobo, që nga viti 1994, po rrit rrush të rrallë shqiptar. Paraardhësit e Çobos, pavarësisht se ishin prodhues të vjetër të verës, gjatë periudhës së komunizmit e kishin të ndaluar të prodhonin verë. Ai po fiton kohën e humbur duke eksperimentuar me disa “mikro-fermentime” prej 100 shishesh çdo vit.

Nga një vresht i vetëm, Çobo ka rilindur një tjetër lloj rrushi kacavjerrës, të quajtur Puls i Bardhë. Ka shijen e fortë të agrumeve dhe aromën e zjarrit që kombinohet me ullinjtë e Beratit, të cilët ai i shërben gjatë degustimeve të verës në qilar. Pas marrjes së mostrës së rozesë së tij të gazuar 12-ditëshe, hapim një shishe ”Shendeverë”, me një shije shpërthyese të fermetuar si shampanja, që është më e mirë se çdo gjë që kam provuar.

Megjithatë këtu ende ekziston problemi i markës.

“Kur kam prezantuar verën e fermës Uka në restorantet e qytetit më thonin ‘aa, është prodhim shqiptar, do të paguajmë vetëm 2 euro për shishe.’ Çdo vit Shqipëria prodhon vetëm një milion shishe verë në një vend me tre milionë banorë, teksa importojmë 50 milionë euro verë italiane.”, thotë Flori Uka.

Por me këtë brez të ri prodhuesish vere, kjo situatë nuk do të vazhdojë gjatë”, përfundon ”The Guardian”.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori