LAJMI I FUNDIT:

Grushta, shkelma dhe shkulje flokësh: Shikoni si rrahen një grup vajzash në oborrin e shkollës në Bosnje (Video, +18)

Grushta, shkelma dhe shkulje flokësh: Shikoni si rrahen një grup vajzash në oborrin e shkollës në Bosnje (Video, +18)

Një video shokuese që po qarkullon në rrjete sociale, shfaq një rrahje masive të një grupi të vajzave në një shkollë të mesme në Tuzla të Bosnjës.

Në video shihen vajzat duke ia shkulur flokët njëra-tjetrës në oborrin e shkollës, por nuk mungonin as grushtat, shkelmat dhe tërheqjet zvarrë për tokë, por skena më e frikshme është kur njëra prej vajzave derisa po qëndronte e shtrirë në tokë, goditet me krejt forcën me shkelm në kokë, transmeton Telegrafi.


Sipas portalit rtvslon.ba, mësohet se ky incident është raportuar në polici, por me sa duket bëhet fjalë për disa vajza adoleshente.

Por kjo nuk është hera e parë që rrahje të tilla po ndodhin në shkolla të Bosnjës, në nëntor të vitit 2013, ishte rrahur brutalisht një nxënëse e shkollës së mesme në Tuzla. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=59FSZwwdb_Y