Grupi Yildirim, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, një prej prodhuesve më të mëdhenj të Ferronikelit në Evropë.
Kështu thuhet në njoftimin e NewCo Ferronikeli.
“Të gjitha aksionet e ‘NewCo Ferronikel’-it zotëroheshin nga Grupi BALFIN. Të gjitha masat e nevojshme janë ndërmarrë për një tranzicion të qetë. ‘NewCo Ferronikeli’ është një aset i rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës, me peshë për shtetin dhe me impakt të madh në makroekonomi. ‘NewCo Ferronikeli’ është themeluar në vitin 1984 si ndërmarrje shtetërore, me një kompleks që përfshin fabrikën për prodhimin e Nikelit në dy linja si dhe rezervat e pasura me minerare nën hapësirën përreth.
Yildirim ka një interesim të veçantë që të angazhohet në ‘NewCo Ferronikeli’, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë ‘NewCo Ferronikel’-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të Grupit Yildirim”, thuhet më tej .
Me këtë rast, dega e Grupit Yildirim, Yildamin Holding zgjeron gamën e prodhimit të ferroaliazheve.
Referuar njoftimit, kompania, tashmë, renditet e katërta në botë në biznesin e Kromit, e dyta në botë për prodhimin e Ferrokromit me Karbon të Lartë (HC FeCR) dhe është lidere në fushën e prodhimit të Kromit me Kualitet të Lartë dhe sektorin minerar.
“Kompania tashmë zotëron edhe fabrika të prodhimit të Koksit Metalurgjik me Fosfor të Ulët në Kolumbi si dhe një fabrikë metalurgjike të Ferrovanadiumit dhe Ferromolibdenit në SHBA. Yildamen Holding punëson mbi 7,500 punonjës në tetë vende: Turqi, Kosovë, Suedi, Kazakistan, Rusi, Shqipëri, Kolumbi dhe SHBA. Kompania eksporton produktet e saj në më shumë se 100 vende të botës, përmes më shumë se 20 qendrave të shpërndarjes, të vendosura gjithandej botës”.
Siç thuhet në komunikatë, me selinë qendrore në Stamboll të Turqisë, grupi Yildirim është një prej grupeve të angazhuara në sektorët e industrisë dhe infrastrukturës, që ka rritjen më të shpejtë në nivel global. Grupi industrial botëror ka një prodhimtari të diversifikuar mirë, duke qenë aktiv në nëntë sektorë globalisht: kryesisht në sektorin e metaleve dhe minierave, operimin dhe menaxhimin e porteve, fertlizuesve dhe kemikaleve, energjisë, transportit dhe logjistikës, investimeve financiare dhe pronave private.
YILDIRIM operon në 54 shtete në 5 kontinente, duke punësuar më shumë se 18,000 njerëz anembanë botës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë