LAJMI I FUNDIT:

Grupi i studentëve kërkon shkarkimin e sekretares së Universitetit të Gjakovës (Video)

Grupi i studentëve kërkon shkarkimin e sekretares së Universitetit të Gjakovës (Video)
????????????????????????????????????

Ardit Halilaj, sekretar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Gjakovës tha se kjo organizatë ka nisur një peticion për shkarkimin e Linda Dula-Halilabazit, ushtruese e detyrës së sekretares në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës.

Ardit Halilaj tha për KALLXO.com se Dula-Halilabazi është kërcënuese, shantazhuese, ofenduese dhe postmbajtëse e kundërligjshme”.


“Unë personalisht jam kërcënuar me largim nga fakulteti, jemi ofenduar në baza racore, në baza fetare. Ne pas diskutimeve që patëm të premten e shkuar erdhëm në konkludim që të fillojmë me peticion për largimin e zonjës Dula-Halilabazi”, tha Halilaj.

Më tej ai tregoi që ky parlament ka ushtruar disa ankesa në drejtim të organeve të universitetit, Ministrisë së Arsimit dhe organeve të ndjekjes.

“Ankesat tona në gjykatë dhe prokurori kanë qenë për kërcënime, ofendime dhe shantazhime, ndërsa në ministri dhe në organet e universitetit kanë qenë edhe për pozitën e saj që ushtron jashtëligjshëm”, tha Halilaj.

E kontaktuar nga KALLXO.com me anë të postës elektronike, Linda Dula-Halilabazi nuk deshi të flasë për akuzat e Ardit Halilajt, por tregoi se është hapur konkursi për sekretare dhe ajo është kandidate për këtë pozitë.

“Meqenëse deklaratat e këtij grupi të ‘përfaqësuesve të studentëve’ janë të vjetruara dhe tani unë jam kandidate në proces, mendoj se nuk ka nevojë për një prononcim”, tha Dula-Halilabazi.

Kryetarja e Parlamentit Studentor të “Fehmi Aganit” Miranda Lushaj mohoi se kjo organizatë ka nënshkruar peticion për shkarkimin e Dula-Halilabazit, por atë nismë ua la individëve.

“Parlamenti Studentor në krye me mua si kryetare nuk qëndrojmë prapa këtyre shkresave dhe asnjëra nga fjalët e cekura nuk na përkasin neve. Pra nëse e vini në dyshim se kush i përfaqëson studentët në Universitetin e Gjakovës po ju bëj thirrje që ta vizitoni faqen zyrtare të këtij universiteti ku në pjesën e qeverisjes universitare do gjeni edhe përfaqësuesit legjitimë të Parlamentit Studentor,” tha ajo.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë konfirmoi që ka pranuar një kallëzim penal nga një grup studentësh dhe për këtë janë dhënë autorizimet e duhura për hetim.

“Ne kemi pranuar një kallëzim penal nga një grup studentësh të Universitetit të Gjakovës dhe për këtë ne kemi autorizuar policinë që të nisë hetime”, tha ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori