LAJMI I FUNDIT:

Grupi Parlamentar i LDK-së: Kërkojmë hetim për shpenzimet pa bazë ligjore për lobimin

Grupi Parlamentar i LDK-së: Kërkojmë hetim për shpenzimet pa bazë ligjore për lobimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti sot gjatë konferencës së rregullt javore të Grupit është deklaruar lidhur me raportimet shqetësuese në media për shuma të mëdha parash publike të shpenzuara për siç u tha gjoja lobime.

Hoti tha se letra e Geoffrey Nice drejtuar qeverisë tregon qartë për terma financiar të dakorduar jashtë rrugëve formale si dhe përmend shërbimet që ja kryer përfshirë edhe aranzhimin e ligjëratave për Thaçin dhe Hoxhajn.


“Janë shpenzuar shuma të mëdha të buxhetit për interesa personale, letra e Geoffrey Nice drejtuar qeverisë tregon qartë për terma financiar të dakorduar jashtë rrugëve formale si dhe përmend shërbimet që ja kryer përfshirë edhe aranzhimin e ligjëratave për z. Thaçi dhe z. Hoxhaj. Letra gjithashtu përmend edhe kërkesën e z. Thaçi për të ndihmuar autorët e biografisë së tij”, tha Hoti.

Me këtë rast, Hoti bëri të ditur se për këtë çështje duhet të ketë hetim të plotë të ligjshmërisë së shpenzimeve dhe kjo do të bëhet përmes komisionit hetimor parlamentar.

Lidhur me këtë, ka folur sot edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai në emër të Grupit parlamentar të LDK-së ka prezantuar nismën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin shpenzimeve të parasë publike.

“Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, sot prezantova nismën tonë parlamentare mbi themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar. Ky komision do t’i hetojë fondet multimilionëshe të dhëna për çështje lobuese – në veçanti mbi biografinë fiksionale, të blerë e të porositur, të Presidentit të Kosovës. Taksat e kosovarëve s’mund të përdoren për promovime fiktive personale… E kemi parasysh se Komisionet Hetimore do t’i aktivizojnë menjëherë shërbyesit, mediat e shpifësit e mbrojtjes së Presidentit në sulme ndaj nesh, por të tillat as s’na zmbrapsin e as s’na ndalin në gjetjen e së vërtetës. LDK do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori