LAJMI I FUNDIT:

Grupi parlamentar i LDK-së dhe Apostolova flasin për procesin e integrimit evropian

Grupi parlamentar i LDK-së dhe Apostolova flasin për procesin e integrimit evropian

Kryetari i Grupit Parlamentar te LDK- së, Avdullah Hoti së bashku me deputeten Vjosa Osmani dhe deputetin Lumir Abduxhiku kanë takuar shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën kanë biseduar për procesin e integrimit evropian.

Në takim theks i veçantë u vu në vazhdimin e zbatimit të reformave të agjendës evropiane.

Hoti me këtë rast tha se Agjenda e Reformave Evropiane është proces i iniciuar dhe i vënë në jetë nga ana e Qeverisë Mustafa, andaj si opozitë  do të jenë të përkushtuar që ky proces të vazhdoj të zbatohet nga qeveria aktuale.

Hoti dhe deputetet Osmani dhe Abdixhiku më tej informuan Apostolovën lidhur me prioritetet e tyre si kryetar të Komisioneve me rëndësi të veçantë, siç është ai për Punë të Jashtme dhe ai për Buxhet dhe Financa.

“Liberalizimi i vizave dhe çështja e njohjes së Kosovës nga ana e pesë vendeve të BE-së do të jenë prioritete kyçe të Komisionit që unë drejtoj”, tha Osmani.

Hoti ngriti shqetësimin rreth deklaratave të fundit nga ana e BE- së, siç thuhet në njoftim lidhur me kthimin e kriterit të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar duke theksuar se do të kërkojnë nga ana e Qeverisë Haradinaj si dhe do të kujdesen që kriteret e vendosura nga ana e Qeverisë Mustafa sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar të vazhdojnë.

“Sa i përket Komisionit për Buxhet dhe Financa më lejoni të ju informoj se sot do të mbahet takimi i këtij Komisioni ku pikë e rendit të ditës është edhe Rishqyrtimi i Buxhetit. Ashtu sikur për pikën e sotme edhe në përgjithësi sa i përket Buxhetit dhe Financave do të kujdesem që standardet e vendosura nga Qeveria e kaluar të vazhdojnë, me kujdes të veçantë do të shqyrtojmë shpenzimet kapitale si dhe çështjen e Ligjit të Veteranëve, por pa lënë anash Ligjin për Sigurimet Shëndetësore”, tha Abdixhiku.

Në takim u ngrit edhe çështja e dialogut me Serbinë.

Hoti paraqiti qëndrimin e Grupit Parlamentar të LDK- së se dialogun me Serbinë në parim e mbështesin, duke theksuar se i njëjti duhet të udhëhiqet nga ana e Qeverisë dhe raportimi në Kuvend për këtë çështje duhet të jetë i rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori