LAJMI I FUNDIT:

“Grupi Kumanova”, pala mbrojtëse mirëpret kërkesën e Haradinajt

“Grupi Kumanova”, pala mbrojtëse mirëpret kërkesën e Haradinajt

Avokatët e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës të cilët po vuajnë dënimin në burgjet e Maqedonisë së Veriut, në pritje të vendimit të shkallës së dytë, kërkojnë që Kosova të nisë iniciativën për ekstradimin e tyre. Duke komentuar qëndrimin e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që të dënuarit të ekstradohen pasi të përfundojë procedura gjyqësore, avokati Naser Raufi tha se shteti i Kosovës nuk duhet të presë edhe shumë për të kërkuar ekstradimin, për shkak se procedura e ankimimit mund të zgjasë me vite. Si zgjidhje, Raufi ofron dy opsione:

“Pa marrë parasysh nëse rikthehet lënda, apo shkojmë në seancën ankimore në Gjykatën Supreme, sigurisht intervali kohorë do të jetë mes 4 dhe 6 vite. D.m.th është më praktike që të zgjidhet njëra prej këtyre dy opsioneve, të vazhdoje me gjykim në Republikën e Kosovës për gjysmën e të akuzuarve që janë me nënshtetësi kosovare ose si opsion i dytë që thash, që të mbajnë paraburgimin në Kosovë, me atë që të ketë marrëveshje, sepse e dimë që është rast politik dhe marrëveshja duhet të jetë politike”, tha Naser Raufi, avokat i disa të burgosurve nga rasti i Kumanovës.


Pos ekstradimit, avokatja Artene Iseni kërkon edhe rikualifikimin e veprës penale dhe uljen e dënimeve.

“Mbajtja e mëtutjeshme në burgjet e Maqedonisë e djemve nga Kosova nuk përmbush asnjë qëllim që parashohin ligjet e Maqedonisë e para ndëshkimi dhe e dyta resocializimi. Këta djem janë ndëshkuar përtej ligjit dhe sigurisht burgjet e Maqedonisë nuk ofrojnë asgjë për socializmin e tyre, përkundrazi dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre. Ekstradimi në Kosovë do të ishte zgjidhja ma e mirë bashkë me rikualifikimin e veprave penale dhe uljen e dënimeve”, theksoi Artene Iseni, avokate e disa të burgosurve nga rasti i Kumanovës.

Vendimin e shkallës së parë mbrojtja e ka ankimuar në Gjykatë të Apelit. Në rast të një vendimi për rigjykim, të njëjtit duhet të lirohen deri në ngritjen e akuzës tjetër, gjë që është thuajse e pamundur të ndodhë. Nëse Apeli vërteton vendimin e shkallës së parë, të dënuarit kanë të drejtë të ankesës në Gjykatën Supreme, procedurë kjo që mund të zgjasë mbi katër vite deri në vendimin final. Për ngjarjet në lagjen e trimave në Kumanovë 37 persona u dënuan me 746 vjet burg./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori