Investimet dhe punësimi janë dy hallka të të njëjtit zinxhir, por ato marrin më tepër vlerë, kur kryhen brenda një konglomerati biznesesh, ku mundësia për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të bërë karrierë, janë një shans i prekshëm dhe real që i jepet kujtdo, bazuar te meritokracia.
Falë investimeve të reja që ka bërë vetëm gjatë vitit të fundit, Grupi Balfin numëron sot 5705 punonjës në shtetet ku operon.
Nga këta punonjës, 3,769 janë të punësuar në kompanitë që operojnë në Shqipëri, dhe 1936 janë të punësuar në shtetet e tjera ku operon Balfin.
Për këta punonjës Grupi Balfin kontribuon me një fond pagash dhe sigurimesh shoqërore në vlerën e rreth 49,6 milionë eurove.
Nga ky fond, rreth 33,3 milionë euro është fondi që alokohet vetëm për Shqipërinë, ndërkohë që rreth 16.2 milionë euro është pjesa e fondit për punonjësit e kompanive në shtetet e tjera.
“Ne ndihmojmë njerëzit e tjerë të bëjnë biznes dhe të rrisin mirëqenien e tyre dhe të vendit ku jetojnë. Kur ne hapim biznese të reja në një shtet, kjo krijon punësime dhe në këtë mënyrë ndikon në jetët e njerëzve. Por ajo për të cilën jam më tepër krenar është krijimi i një stili jetese ndryshe për shqiptarët. Duke sjellë për herë të parë risi si qendrat tregtare, pajisjet elektroshtëpiake dhe të tjera, u mundësua një tjetër stil jetesë në Shqipëri, i ngjashëm me atë që është i mundur në vendet perëndimore”.
Kështu do të shprehej Presidenti i Grupit Balfin, z. Samir Mane, disa kohë më parë për të përditshmen prestigjoze gjermane Die Welt.
Sot, Grupi që ai udhëheq është më i madhi dhe më inovatori për sa i takon i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo etj.
Grupi Balfin është në një proces të vazhdueshëm rritjeje, në aspektin e veprimeve dhe atë gjeografik. Së fundmi, Grupi është aktiv në Shqipëri, Kosovë, Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnje Hercegovinë dhe Holandë dhe ka plane për zgjerimin e tij të mëtejshëm, në vendet e rajonit por dhe më gjerë.
Në një dalje të fundit televizive Presidenti Mane e theksoi qartë vizionin e tij për të patur një prani dhe ndikim gjithnjë e në rritje të Grupit si një aktor i rëndësishëm rajonal në sferën e biznesit.
Me veprimtaritë dhe investimet e tij të reja, Balfin jo vetëm që fuqizon Grupin e tij, por ka edhe një ndikim të madh në një rajon si ai i Ballkanit, ku fenomeni i papunësisë vazhdon të mbetet një plagë sociale.
Në fakt, sipas Bankës Botërore, në vitin 2018 përqindja e papunësisë varionte nga 12 përqind në Shqipëri dhe Serbi, deri në 29 përqind në Kosovë.
Pavarësisht se punësimi mes të rinjve është përmirësuar dhe rajoni si i tërë ka njohur një ulje substanciale në periudhën afatgjatë të papunësisë, nga 1.5 milionë të papunët e vitit 2011, te 776,000 që ishin në tremestrin e dytë të 2018-s, ai vazhdon të mbetet një problem shoqëror.
Grupi Balfin ka patur një ndikim në uljen e kësaj papunësie në shtete si Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, me 5705 punonjësit e tij, që janë plot 2 mijë punonjës më shumë, krahasuar me vetëm pak kohë më parë.
Këto shifra dhe vlera transparente monetare, marrin një rëndësi edhe më të madhe, në një kohë, kur fenomeni i informalitetit, puna në të zezë, dhe mos-deklarimi i rregullt i punonjësve, janë një dëm që i bëhet ekonomisë dhe buxhetit të shtetit në tërësi, ndaj investitorë serioze si Grupi Balfin, janë të përkushtuar që të demonstrojnë transparencën e plotë dhe të vijojnë të kontribuojnë si në luftimin e papunësisë, ashtu edhe në rritjen e mirëqenies për punonjësit.
artikull i sponsorizuar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës