Manchester City mund të përballet me një makth në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi shorti hidhet të enjten – pavarësisht se është në vazon 1.

Skuadra e Pep Guardiolës shpërblehet me një vend në vazon e parë pas fitimit të Ligës Premier, ndërsa skuadrat e tjera angleze si Chelsea, Liverpool dhe Tottenham janë në vazon 2.


Qytetarët nuk e kanë fituar kurrë garën më të madhe të Evropës për klube – duke humbur finalen e 2021-ës dhe më pas duke u eliminuar në mënyrë spektakolare me kampionët aktual, Real Madridi sezonin e kaluar.

Fatmirësisht për Guardiolën, ata nuk mund të përballen me titullarët në një përsëritje të gjysmëfinales së tyre pasi kampionët spanjollë dhe evropianë janë gjithashtu në vazon 1.

Cityt dhe Realit i bashkohen në vazon 1 kampionët e Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt, si dhe klubi numër 1 i UEFA-s, Bayern Munich dhe fituesit e tjerë të ligave si, Milan, Paris Saint-Germain, Porto dhe Ajax - pa skuadra ruse të lejuara.

City nuk mund të përballet me ekipet angleze si Chelsea, Liverpool apo Tottenham, por emri i spikatur i Vazo 2 është Barcelona.

Vazo 2 është e mbushur me shumë skuadra të rrezikshme, megjithatë, me Cityn në rrezik të përballjes me Juventus, Atletico Madrid, Sevilla ose RB Leipzig.

Skuadra e Pep Guardiolës humbi finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2021 nga Chelsea

Ndoshta skuadra më e fortë në Vazon 3 është Interi.

Ekipet në vazon 3 janë pothuajse të gjitha të përfunduara - me Benfikën që mund të jetë aty, në rast se fiton ndaj Dynamo Kievit në play-off.

Borussia Dortmund, Red Bull Salzburg, Napoli dhe Sporting Lisbona janë ndër skuadrat e tjera në Vazon 3.

Dhe për të kompletuar grupin e vështirë, Manchester City mund të duhet të luajë me Marseillen.

Vazo 4 do të përfshijë patjetër Celtic dhe Club Brugge.

Vendet e mbetura do të plotësohen këtë javë deri në raundin final të play-off-it me Rangers, PSV Eindhoven, Kopenhagen dhe Red Star Beograd që shpresojnë të kualifikohen – në vend që të bien në Ligën e Evropës.

City do t’i zbulojë kundërshtarët e tyre me shortin që do të hidhet në Stamboll – ku do të luhet finalja e 2023 – në orën 17:00 të së enjtes. /Telegrafi/

vp graphic cl man city new

telegrafi sport app