LAJMI I FUNDIT:

Grujevski dhe Boshkovski sot gjykohen në Selanik për pasaportat e rrejshme

Grujevski dhe Boshkovski sot gjykohen në Selanik për pasaportat e rrejshme

Në Gjykatën e Selanikut sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski dhe të punësuarin në DSK-së, Nikolla Boshkovski, për të cilët nga organet e Maqedonisë është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Grujevski dhe Boshkovski nga organet greke akuzohen për posedim të pasaportave të falsifikuara, me të cilat tentuan që prej në Selanik të udhëtojnë për në Hungari, njofton Telegrafi Maqedoni.


Grujevski dhe Boshkovski deri tani dy herë janë nxjerrur para Gjykatës, por për shkak të mungesës së përkthyesit seanca është shtyrë në të dy rastet.

Ata akuzohen nga PSP për përgjimet e paligjshme dhe për shkatërrim të sistemit të përgjimeve në rastet e njohura si “Fortesa”, “Shënjestra” dhe “Fortesa 2”. /Telegrafi/