LAJMI I FUNDIT:

‘Gruevski të tregojë publikisht se çka i ofroi BDI-së’

‘Gruevski të tregojë publikisht se çka i ofroi BDI-së’

Forumi i patriotëve mendjelirë me keqardhje konstaton se politika ballafaqohet me përmbushjen e të gjitha dëshirave të BDI-së, kurse në dëm të interesave të kombësisë maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ne shumë herë i kemi treguar Gruevskit dhe udhëheqësisë se në drejtim të gabuar e drejton partinë dhe se ka kontribuar në shkatërrimin e saj. Shumë herë i kemi thënë se vendimmarrja në dëm të popullit maqedonas dhe Maqedonisë një ditë do t’i kushtojë shtrenjtë. Ne duam t’i theksojmë Gruevskit se kjo humbje është një humbje e tij personale, dhe jo humbje e OBRM-PDUKM, rënie e cila do të thotë fund të karrierës së tij politike’.


FPM pas dështimit të formimit të qeverisë, bën thirrje deri te udhëheqësia që publikisht të njoftojë se çka ishte baza e debatit dhe çka i është ofruar BDI-së për koalicionim. /Telegrafi/