Sipas Gruevskit gjatë muajit tetor do të fillojnë punët edhe për ndërtimin e katër magjistraleve të reja. “Bëhet fjalë për rrugën Dellçevë- Gollak 11.5 kilometra, urën Mellniçki - Qendra Zhup tetë kilometra me shumën paraprake 1.2 milon euro, Llaxhina - Ropotovo - Cërnilishtë me një gjatësi prej 17 kilometra, Krivogashtani - Obrshani - Vogjani me një gjatësi 9.5 kilometra dhe më një shumë pre 3.2 milon euro. Gruevski ka parlajmëruar se vetëm gjatë muajt tetor do të investohen 46 kilometra rrugë magjistrale me një shumë prej 4.4 milon eurosh që pritet të përfundojmë mbrenda 12 muajve.

Gruevski tha se gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshmë do të filloj edhe rikonstruimi i autostradës Kumanovë –Shkup me vlerë prej 16 milion eurosh./Telegrafi/