LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Nuk e justifikoj as pllakën e paligjshme të bullgarëve, e as sjelljet e gazetarit Milenko! (Foto)

Gruevski: Nuk e justifikoj as pllakën e paligjshme të bullgarëve, e as sjelljet e gazetarit Milenko! (Foto)

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe aktualisht lideri i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski në Facebook ka dhënë mendimin e tij rreth çështjes së përfolur ditëve të fundit, gjegjësisht për pllakën ‘Kajmakçalan’, e cila u shkatërrua nga gazetari Milenko Nedellkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpëton” Milenko: Bullgari Dinko ndalohet në kufirin me Maqedoninë (Video)
Lexo po ashtu “Shpëton” Milenko: Bullgari Dinko ndalohet në kufirin me Maqedoninë (Video)

‘Unë nuk mund të justifikojë ndonjë pllakë përkujtimore të vendosur në mënyrë të paligjshme për ushtarët e një vendi tjetër që ilegalisht e kanë kaluar kufirin dhe e kanë vendosur në mënyrë të paligjshme pllakën në Maqedoni, e as mënyrën sesi gazetari Milenko Nedelkovski ka vendosur në mënyrë individuale dhe me një veprim që gjeneron energji negative dhe urrejtje’ ka shkruar Gruevski.


Milenko Nedellkovski shkakton reagime të ashpra në Bullgari
Lexo po ashtu Milenko Nedellkovski shkakton reagime të ashpra në Bullgari

Gruevski beson se ky problem duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale dhe jo në mënyrë që krijon zemërim dhe urrejtje mes dy vendeve. /Telegrafi/