LAJMI I FUNDIT:

Grubi në takim me Carovskën, diskutojnë për korrigjimin e librave

Grubi në takim me Carovskën, diskutojnë për korrigjimin e librave

Zv.kryeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot në kabinetin e tij zhvilloi një takim pune me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe ish-ministrin dhe deputetin Arbër Ademi.

Siç njoftojnë nga kabineti i Grubit, gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit diskutuan për koncepcionin e reformave në arsim dhe për Ligjin për librat shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm.


“Zv.kryeministri i parë Grubi, ministrja e arsimit Carovska dhe deputeti Ademi u dakorduan që në përputhje me Ligjin për librat shkollor për arsim fillor dhe të mesëm të shqyrtohen dhe korrigjohen të gjitha parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme”.

“Tre bashkëbiseduesit gjithashtu u dakorduan se në rastin konkret, me librin e gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme si dhe me librat tjerë, do të aplikohet neni 26, paragrafi 2 i Ligjit për librat shkollor. Në këtë pjesë të ligjit thuhet se tërheqja e teksteve shkollore nga përdorimi bëhet nëse të njëjtat përmbajnë materie e cila ofendon historinë, kulturën dhe vlerat në përgjithësi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Zv.kryeministri Artan Grubi dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska gjithashtu u pajtuan se në kuadër të këtij vendimi gjatë periudhës në vijim do të shqyrtohen të gjitha tekstet e tjera shkollore me qëllim që njëherë e mirë tu jepet fund këtyre dukurive, përkatësisht shtrembërimeve nëpër këto tekste shkollore.

Në fund të këtij takimi, Grubi, Carovska dhe Ademi u dakorduan që bashkë të përkrahin reformat në arsim duke i cilësuar ato si një nga reformat më se të nevojshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori