LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Kryetarët e degëve nuk janë shkarkuar, u ka kaluar mandati (Foto)

Grubi: Kryetarët e degëve nuk janë shkarkuar, u ka kaluar mandati (Foto)

Sekretari Organizativ Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi ka demantuar lajmin se janë shkarkuar të gjithë kryetarët e degëve të kësaj partie. Ai në rrjetin social Facebook shkruan se kryetarëve aktual u ka skaduar mandati.

“Kryetarëve të degëve aktual u ka skaduar mandati qysh vitin e kaluar dhe siç kemi njoftuar opinionin e gjerë, në mbledhjen e kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm, para zgjedhjeve presidenciale, u formua grupi përgjegjës për mbajtjen e kuvendit rinor dhe të grave, riregjistrimit të anëtarësisë, mbajtjes së zgjedhjeve në këshilla vendor dhe degë si dhe organizimin e kongresit zgjedhor të BDI.

Rrjedhimisht, zgjodhëm kryesinë e re të rinisë dhe të forumit të grave në kuvende spektakolare dhe masovike, përfunduam riregjistrimin e anëtarësisë dhe hapi i radhës është mbajtja e zgjedhjeve brenda partiake.


Për këtë, në mbledhjen e djeshme të kryesisë u përcaktuan përgjegjësit për zbatimin e zgjedhjeve në çdo degë. Pas këtij procesi zgjedhor, vijon organizimi i kongresit zgjedhor të BDI”, shkruan Grubi.

BDI, Ahmeti shkarkon të gjithë kryetarët e degëve të partisë
Lexo po ashtu BDI, Ahmeti shkarkon të gjithë kryetarët e degëve të partisë

Ai shton se asnjë shkarkim i kryetarëve të degëve nuk ka ndodhur, por janë shpallur zgjedhjet brenda partiake në përputhje me statutin partiak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori